Arta Dade i “përvishet” Ramës dhe Kongresit!..Çfarë paralajmëron ajo?..

0
145


Çfarë po paralajmëron Arta Dade? Ish-deputetja hedh akuzat e rënda ndaj Ramës dhe bën deklaratën e fortë: PS nuk ekziston më! Duhet nisur nga e para krijimi i të majtës! Ish-deputetja hedh akuza të forta kundër qeverisë Rama.
Ish-deputetja e PS, Arta Dade e ftuar dje në një emision u shpreh se PS nuk ekziston më dhe ka vetëm dy rrugë për rindërtimin e saj: Të reformohet, ose të krijohet nga e para!
“Unë kam qenë zëri kundër dhe ndoshta prandaj jam larguar, pasi Rama mendonte se mund të isha shembull i keq në grup. Partia Socialiste është atrofizuar dhe nuk ekziston më. Nuk e di nëse mund të reformohet, apo duhet nisur nga e para krijimi i së majtës. Nuk mund të vazhdojë kjo lloj qeverisje e ashtuquajtur e majtë, pasi qeverisja e Ramës nuk është një qeverisje e së majtës evropiane, ku në themel janë politikat sociale. Dihet që varfëria është rritur dhe ka mjaft dukuri që janë të papranueshme dhe nuk kanë asnjë lidhje me programin themeltar të PS-së”, deklaroi Dade, e cila e quan farsë Kongresin e kësaj partie që u mbajt fundjavën e kaluar!!.
“Kongresi ishte një farsë dhe për ne që e kemi përfaqësuar atë parti dhe që kemi qenë të pranishëm në strukturat vendimmarrëse, na vjen keq sepse njerëzit besuan te Partia Socialiste pas qeverisjes në periudhën 1997-2005. Janë zhbërë rekordet pozitive që ka arritur PS-ja. Nuk ka më asnjë zë kundër, nuk ka më asnjë debat. Le t’i afirmojnë arritjet, por të diskutojnë edhe gabimet pasi nuk ka mundësi që nuk ka gabime në 7 vite qeverisje. Demokracia duhet të nisë fillimisht nga forcat politike, por fatkeqësisht demokracia e brendshme nëpër parti është mbytur”, theksoi Dade.
Dade nënvizoi se kryeministri Edi Rama “është mjeshtër për të privatizuar hapat që hidhen nga partnerët tanë”, pasi, sipas saj, “dera e BE-së ka mbetur vazhdimisht e hapur sepse është edhe në interes të BE-së që Ballkani Perëndimor të mos mbetet si oborr i pasëm”.
“Pati eufori edhe kur u publikua shifra që u dha nga Konferenca e Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit, por fakti që Komisioneri për Zgjerimin njoftoi edhe strukturat për monitorim që të shmanget korrupsioni, kjo do të thotë se Komisioni Evropian është i shqetësuar për korrupsionin”, tha Dade.
Ish-deputetja socialiste kritikoi edhe Operacionin Forca e Ligjit: “Duket sikur qeveria po vepron, por pse nuk veproi për 7 vjet sepse kuadri ligjor nuk ka munguar këto kohë. Çfarë nuk ka funksionuar që tani është dashur!..( Arta Dade për rreth dy dekada ka qenë ndër gratë më të angazhuara në PS. Madje ajo prej strukturave të atëhershme të kësaj partie është cilësuar ikonë e Partisë..Tani ajo është një zë i fortë kundër kursit qeverisës të Ramës dhe kritike për mënyrën e zhvillimit të kongresit të fundit të kësaj partie)..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here