Artemisa Dralo deputetja e re, zëri i denjë përfaqësues i minoritetit grek

0
230

Dropulli do të përfaqësohet në legjislativin shqiptar me përfaqësuesin e vet.

Bëhet fjalë për Artemisa Dralon deputeten e re e cila do të ulet në karriken e deputetes në Parlamentin Shqiptar menjëherë sapo Mirela Kumbaro, të braktisë mandatin e fituar në zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar, pasi u rikonfirmua sërish në krye të digasterit që mban prej katër vjetësh.

Zonja Dralo, do të jetë zëri përfaqësues i minoritetit grek në jug të vendit dhe njëkohësisht përfaqësuese e denjë e këtij komuniteti i cili në 20 vitet e fundit, ka ngelur i papërfaqësuar denjësisht nga deputeti që ka ndërruar tre parti dhe po përgatit të shkojë tek partia e camëve.

Falë zonjës Dralo dhe grupit të mbështetësve të saj si kryetari i PS në Dropull Bushi Toli, PS në Dropull, fitoi 80% vota më shumë se në 2013 duke e renditur forcë të dytë nga forcë e katërt që ishte në zgjedhjet e 2013.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here