Artizania e moshuar nga Asim Zeneli qe vijon traditen

0
218

Gjithnje e me shume fshatrat po boshatisen ndersa te vetmit qe ende frymojne jane moshat e treta. Ndonese e moshuar Lule Buxajn nga fshati Asim Zenel i Gjirokastres e gjejm ne nje rrugice te fshatit, para portes se shtepise se saj modeste te ulur ne nje karrike te vjeter. Lulja prej vitesh thurr me shtiza pasi ne kete menyre jo vetem kalon diten por edhe perfiton disa te ardhura me shume. Ajo ka 5 femije por te gjithe kane krijuar jeten e tyre tashme. Lulja na tregon se si e ka nisur artizanatin , ku ne fabrikat e dikurshme ajo dhe shoqet e saj thurrnin ne tejzgjah punime sipas saj te pavdekshme . Me perhapjen e teknologjise tashme cdo gje ka ndryshuar ndersa Lulja i tregon me nostalgji ato kohe. Per te moshuaren thurrja e kapeleve trikove apo dhe veshjeve te tjera eshte kthyer ne nje proces rutine te pandashem ku nje pjese te punimeve ajo e dhuron per te aferm apo kushdo tjeter. Artizanati sipas te moshuares eshte duke humbur pasi te rinjte nuk kane me interes duke bere qe ne kete menyre te humbasi edhe nje pjese e tradites vendase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here