“Asgjë e re nga fronti i universiteteve”/ Zgjedhjet një farsë ku fituesit diheshin

0
162

Dje u zhvilluan zgjedhjet në universitete për të caktuar rektorët e rinj por ndonëse u supozua për drejtues të rinj u zgjodhën po ata që ishin. Njësoj si zgjedhjet e 30 qershorit edhe këto zgjedhje për rektor rezultuan një farsë ku fituesi dihej pasi shumë prej tyre konkurronin me veten. Nga ana tjetër ky proces u krye në një kohë ku pandemia Covid-19 vazhdon të jetë aktive , ndërsa studentët pjesëmarrës kanë qenë të pakët .
Vendi ynë tashmë ka 12 rektorë të rinj që do të drejtojnë Rektoratet e Universiteteve Publike.

LISTA E FITUESVE PËR REKTOR:
Andrea Maliqari- Universiteti Politeknik i Tiranës
Kseanela Sotirofski- Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit
Dhimitër Bello- Universiteti Fan S. Noli Korçë
Arben Gjata- Universiteti i Mjekësisë
Artan Hoxha- Universiteti i Tiranës
Suzana Golemi- Universiteti “’Luigj Gurakuqi’’ Shkodër
Bektash Mema- Universiteti ‘’Eqrem Çabej’’ Gjirokastër
Roland Zisi- Universiteti ‘’Isamil Qemali’’ Vlorë
Kastriot Çaushi- Universiteti i Arteve
Agron Kasa- Universiteti i Sporteve
Fatbardh Sallaku- Universiteti Bujqësor në Tiranë
Skënder Topi – Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here