Asgjesohen mbi 26 mijë rrënjë kanabis, kultivuesit të “padukshëm”

0
972

 

Policia e Gjirokastrës vijon aksionet për asgjesimin e parcelave me kanabis në të gjithë hapësirën e qarkut. Burimet zyrtare, kanë bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit, janë asgjesuar 26.320 rrënjë kanabis sativa të mbjella në disa fshatra të Gjirokastrës, Memaliajt dhe Këlcyrës. Nga kontrolli i ushtruar në fshatrat Prongji dhe Kolonjë në zonën e Cepos dhe të Picarit në Gjirokastër, u zbuluan dhe më pas u asgjësuan 4.200 bimë kannabis sativa. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në fshatrat Zhulaj, Zhapokikë, Komar, Izvor dhe Rabije në zonën verilindore të Tepelenës, u zbuluan dhe më pas u asgjësuan 19.800 rrënjë kanabis. Policia më pas, është angazhuar për asgjesimin e bimëve të kanabisit në fshatrat e Këlcyrës si Rodenj, Gërdas, Bënjë dhe Zhapovë, ku u gjetën dhe më pas u asgjësuan, 2.320 rrënjë kanabis. Në të tre operacionet e ndërmarra nga Policia e Gjirokastrës, kanabisi i sekuestruar, është asgjesuar në vend me anë të djegies, ndërsa disa prej tyre u sekuestruan në cilësinë e provave materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që në katër muajt e fundit, numri i bimëve narkotike të asgjesuara nga Policia Rajonale, ka arritur në 340 mijë. Forca goditëse e kanabisit, nuk është alternuar me atë ndëshkuese për kultivuesit, pasi në 90% të rasteve, kultivuesit nuk janë gjetur në vendngjarje. Ndërsa deri më sot, janë ndaluar vetëm tre banorë të Lazaratit të cilëve u është gjetur së bashku, 161 rrënjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here