Ata që sakrifikojnë lirinë për siguri, nuk meritojnë asnjërën

0
718

Nga Vehap Kola

Saif al Islam Gaddafi, djali i dyte i diktatorit Gadafi, e kishte per tradite qe te sillej rrugeve te Tripolit me makinen e tij me xhama te zinj dhe te psoniste femrat me te hirshme.
Ai i rrembente vajzat dhe i mbante per periudha disa javore ne resortet e tij ku i shfrytezonte seksualisht.
Pastaj, i kthente ne familjet e tyre ashtu te shperfytyruara dhe te turperuara, ku kalonin pjesen e mbetur te jetes mbyllur.
Shume njerez thone se libianet ishin me mire me Gadafin ne ate kohe, se c’jane sot, pa Gadafin, por edhe pa siguri, pa mireqenie.
Keshtu, me siguri kane menduar edhe libianet ne fillimet e juntes ushtarake te Gadafit: “cfare na duhet vota per te zgjedhur pushtetaret tane, per sa kohe ne pune jemi, arat i punojme, devete i mjelim dhe qilimat i endim sipas qejfit tone. Taksa ka cdo pushtet, kush me te uleta e kush me te larta, por popullin s’do ta lene te vdese per buke.”
Por, ndoshta atyre nuk ua kishte marre mendja se njerezit e pushtetshem dhe pa mekanizma pergjegjesie perpara popullit priren te jene me te marre dhe me te uritur per te shijuar kenaqesite qe u jep pushteti.
Kete bente edhe Saif al Islam Gadafi: i rrembente dhe cnderonte vajzat e familjeve, qe jo rrallehere ishin simpatizues te Gadafit, punonjes te administrates, kompanive shteterore, apo tregtare ne pazaret tradicionale te Tripolit.
Cfare krimi kishin bere ata dhe a kishin ata pergjegjesi qe nuk e kishin parashikuar nje lebeti te tille?
Po te pergjigjesh shpejt, do te thuash jo.
Po te mendohesh, mund te shtrosh edhe disa pyetje qe te qartesojne rrugen drejt pergjigjes perfundimtare:
A mos valle keta njerez te zakonshme te qyteteve dhe tribuve te shkretetires se Cirenajkes kishin kryer nje krim moral, duke dhuruar lirite dhe dinjitetin ne shkembim te nje komforti material te pranueshem?
Mos ndoshta, shume prej tyre, te semure nga kjo dembeli e shpirtit, shpeshhere deshmitare te padrejtesise ndaj fqinjeve, te njohurve apo te panjohurve anekend vendit, ishin ngushelluar me faktin se ata nuk i kishte prekur ende dora perverse pushtetit, sipas devizes “larg menderes time”?
Eshte e kuptueshme se nje model i tille te menduari udheheq edhe shume shqiptare sot, vecanerisht intelektualet dhe drejtuesit e oponionit, qe per te mos prishur rehatine e tyre aspak heroike, nuk hapin goje, nuk ngrene krye dhe nuk i dalin para instalimit te diktatures ne Shqiperi.
Nje pjese e mire, fatkeqesisht, i harrojne ose nuk ua ngjeth mishte perdhunimi i grave shqiptare ne hetuesite e diktatures.
Nuk u ther ne kocke mendimi se nje dite kjo mund t’u ndodhe edhe atyre.
Por nje gje eshte e sigurte: edhe perfytyrimi me burracak i mundshem nuk mund te ngertheje lajthitjet e epshit dhe arrogances se te shumepushtetshmit.
Gjithkush do te zihet i papergatitur nga mbipushteterimi i ndertuar mbi neglizhencen ndaj zullumeve dhe ligesive.
Dhe gjithkush do te vuaje deshperueshem dhe nuk do te kete klithme qe do t’ia rrembeje lebetitjen e tille.
Prandaj, sikur edhe nje here te vetme ne jete, na duhet te ndalemi dhe te mendojme: mos ndoshta me heshtjen per hir te nje komforti te caktuar jemi duke blere nje tmerr qe zgjat shume?
Sepse “ata qe sakrifikojne lirine per siguri, nuk meritojne asnjeren” (Benjamin Franklin).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here