Atentat në Tepelenë, breshëri plumbash mbi makinën e të riut, plagoset 30-vjeçari

0
184

Rreth orës 03:00 të  mëngjesit të sotëm në fshatin Turan të Tepelenës është qëlluar me armë zjarri  Saimir Gjoka  teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”.

Jugunews.net mëson se ai ishte duke u kthyer për në banesë në fshatin Turan teksa është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.  I lënduari ndodhet në spital nga plagët e para por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Ende të paqarta rrethanat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here