Atentati në Tepelenë/Zbardhen të tjera detaje,kush ishte objektivi..

Të tjera detaje zbardhen nga atentati ndaj dy vëllezërve mbrëmjen e djeshme në Tepelenë, ku humbi jetën njëri prej tyre, Artur Bresha.

Mësohet se deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar në polici. Burimë bëjnë me dije se objektivi i atentatit ka qenë viktima, pasi dyshohet se ka pasur shumë borxhe.

Ndërkaq, i plagosuri Artan Bresha ka marrë tre plumba por është jashtë rrezikut për jetën. Dyshimet janë për një person si autor të ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë. Po ashtu ende nuk është gjetur makina që është përdorur në atentat.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Artur Bresha, 47 vjeç është qëlluar për vdekje teksa ishte në punë, si roje në kantierin e Bypass-it të Tepelenës. Pas ekzekutimit, autorët e dyshuar i kanë marrë makinën viktimës dhe janë drejtuar për në shtëpinë e vëllait të tij Artan Bresha.

Ata e kanë pikasur 43-vjeçarin rrugës për në shtëpi dhe e kanë plagosur.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment