Australi/Temperaturat e larta shkaktojnë anomali te gjallesat/ Kandilët e detit shkrihen si ‘akullore’

Në brigjet e Australisë, si pasojë e temperaturave të larta, kandilët e deti janë duke “shkrirë” pasi ngelen në brigjet ranore.
Kandilët e detit janë shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike dhe kjo mund të jetë arsyeja e “pushtimit të plazheve”dhe daljes në breg të tyre.
Ndërsa temperaturat në Australi shënuan rritje në 35 dhe 36 gradë Celsius, një dyzinë me kandila deti u panë të shpërndarë nëpër rërë.
Disa prej kandilëve të shkrirë, shkonin deri në 60 centimetër të gjerë, duke u bërë problem për njerëzit, pasi prekja e tyre shkakton shumë dhimbje.
‘Nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë. Ishte sikur të shikoje një akullore teksa shkrinë’, tha një pushuese në plazh.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment