Australia nuk gjen qetësi, pas zjarreve vendi ngre alarm për stuhi

Australia nuk po arrin të gjejë dot qetësi. Pas zjarreve të fuqishme që vranë 33 njerëz, që shkatërruan mijëra shtëpi dhe që dogjën rreth 11 milionë hektarë tokë, tashmë vendi po përballet ne një situatë tjetër të vështirë.
Në zonën bregdetare të New South Wales është ngritur alarmi për shi, erëra të forta dhe përmbytje.
Autoritetet vendase kanë paralajmëruar qytetarët për shkak të vështirësive, pasi këtë fundjavë pritet që vendi të goditet nga stuhitë.
Ndërkohë në Sydney ka pasur përmbytje. E premtja ishte dita më e lagësht në këtë qytet, duke mbyllur disa rrugë, ndërsa transporti publik u pezullua.
Nga ana tjetër ky është një lajm i mirë, pasi shirat mund të ndalojnë përhapjen e flakëve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment