Babai në gjendje kritike me Covid, ish-ministri socialist bën thirrje për ndihmë

0
167

Babai i ish-ministrit të Jashtëm Gent Cakajt është infektuar me Covid dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ish-ministri u ka bërë thirrje miqve të tij për ndihmë, që të sigurojë plazmë të gjakut për grupin A, pozitiv, që të ndihmojë të atin e tij, Shkëlzen Cakajn.

Në positmin e tij në Facebook, Cakaj shkruan se ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.

‘Të nderuar miq, i shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.

Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa!  Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.

Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998! Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë! Sinqerisht, Genti!’- shkruan Cakaj. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here