Balla nxjerr nga situata Lleshajn: Sulme si ai i djeshmi ndodhin në çdo kryeqytet të botës!

0
163

Ngjarjet e fundit në vend , vrasjet apo shpërthimet me tritol kanë vënë në vështirësi Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. I zënë ngushtë para gazetarëve në Elbasan në një prononcim të tij, Lleshaj ra në sy teksa i përgjigjej pyetjeve me pyetje dhe duke mohuar interpretimet që i bënin gazetarët deklaratave . Tek sa ka qenë Taulant Balla , ai i cili ka ndërhyrë duke e nxjerrë nga vështirësia me një argument të papërshtatshëm si : “sulme si ai i djeshmi ndodhin në çdo kryeqytet të botës”. Një koment i shkurtër që nuk justifikon degradimin e rendit publik në vend. Një deklaratë skandaloze bëri kohë mëparë edhe Elisa Spiropali për rastin e përdhunimit të një vajze në Kavajë, kur tha se “edhe në botë ndodh kjo, bëhen edhe filma”. Raste të tilla po shfaqen frikshëm në vend ndërsa ajo që vret edhe më shumë, është indiferenca e inastancave për të vendosur rendin dhe mbrojtjen e qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here