Banorët e Selenicës në protestë për rrugën.


Banorët e Selenicës i kanë dërguar një peticion presidentit të vendit Ilir Metës, kryeministrit Edi Rama, drejtorit të FSHZH, Dritan Agolli, ku kërkojnë që mos të anulohet projekti për rehabilitimin e rrugës në Selenicë.
Banorët thonë për jugunews.net se kjo është protesta e fundit paqësore, pasi në atë të radhës do të bllokojnë rrugën e qytetit në mënyrë të tillë që bitumi, pasuria e Selenicës të mos dalë nga qyteti.
Banorët prej ditësh janë ngritur në protesta, për të kundërshtuar vendimin për anulimin e lotit të 4 për rrugën e Lumit të Vlorës, Peshkëpi-Selenicë- Levan- Tepelenë, duke theksuar se qyteti i tyre do te mbetet i izoluar nëse nuk ndërtohet rruga.
Banorët theksojnë se protesta e tyre nuk është politike, duan vetëm ndërtimin e rrugës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment