Banorët e Zharrëzit në grevë urie

0
332

Filloi greva e urisë në Zharëz. Pas protestave të shumta banorët e Zharëzit, vendosën t’i përgjigjen me grevë urie, indiferencës së qeverisë shqiptare, e cila injoroi protestat e shumta të këtyre banorëve. Banorët kanë protestuar sepse nga shpërthimet e nëndheshme të kompanisë Bankers Petroleum e cila merret me nxjerrjen e gazit dhe naftës, banesat e tyre rezikojnë të shemben. Aktivisti qytetar kundër importit të plehrave dhe njëkohësisht gazetari Aulon Kalaja, shprehet se rruga që kanë zgjedhur banorët e Zharrëzit, është akti më sublim që këta njerëz të guximshëm kanë zgjedhur pasi kanë ezauruar të gjitha mënyrat e komunikimit dhe format e tjera me këtë qeveri kriminale. Banorët e Zharrëzit kërkojnë dhënien fund shpërthimeve në të kundërt, greva e tyre do të vijojë deri në vetflijim. Në përkrahje të banorëve, kanë dalë edhe deputeti i maxhorancës qeverisëse Omer Mamo nga PDIU, si dhe aktivisti ekologjist Sazan Guri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here