Banorët sfidojnë urdhërin e kryebashkiakes Rami, rikthehen në banesat e tyre

0
135

Banorët e pallatit, janë rikthyer në apartamentet e tyre duke sfiduar në këtë mënyrë urdhërin e dhënë nga Bashkia e Gjirokastrës, për largimin e plotë të tyre nga godina 6 katëshe.

Familjet u evakuan fundjavën e kaluar me një vendim të posacëm të firmosur nga ana e kryebashkiakes Zamira Rami e cila nxitoi të ndërmerrte këtë hap, pa ardhur përgjigja nga Instituti Gjeologjik në kryeqytet.

Vetëm ditën e sotme, janë kthyer dhjetë familje në pallat, ndërkohë që ngelen ende pa u rikthyer edhe tre familje të tjera.

Banorët e pallatit, besojnë se objekti ku ata banojnë, nuk shfaq rrezik për shembje. Ndërkohë që një ditë më parë, apartamentet e tyre, janë inspektuar nga katër inspektorët e Institutit të Gjeologjisë në kryeqytet, të cilët kishin ardhur për të analizuar situatën në terren.

Kujtojmë se pallatin, nuk e kanë braksitur që në fillim, familjet Lapa dhe Hroni të cilët kanë në përbërje të tyre të moshuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here