Banori i pallatit 6 katësh apelon, ndërhyni sa nuk është vonë, nuk kthehem familjarisht në banesë

0
133

Në pallatin gjashtë katësh, janë dy familje që nuk kanë pranuar të hyjnë në apartamentet e tyre. Mes të cilave janë familja e Arshi Bedos dhe Ilirijan Menes. Për Jugunews.net ky i fundit shfaq shqetësimin e tij për të ndërmarrë një hap konkret për t’u rikthyer në apartamentin ku jeton prej 25 vitesh.

Ilirian Mene jeton së bashku me prindërit, bashkëshorten dhe djalin. Ai e tërhoqi familjen pas urdhërit të evakuimit nga kryebashkiakia Rami. Vetë Iliri e shikon me rrezik rikthimin në apartamentin që ndodhet në pallatin gjashtë katësh. Ai shprehet se nuk rikthehet nëse nuk shikon punime në terren për të përforcuar themelet e pallatit, apo dhe të terrenit shtufor në kodrën ku lartësohet objekti gjashtë katësh i banimit.

Për Jugunews.net ai shprehet se prêt veprime konkrete për të ndryshuar gjendjen pasi në të kundërt, largimi i tij nga apartamenti, është pa kthim. Ai është shprehur skeptik me vendimin e njëanshëm të komshinjve të tij për t’u rikthyer në apartamentet e tyre në pallat, pasi sipas tij, duhet një ndërhyrje në terren.

Mene i ka bërë apel Bashkisë apo dhe organeve të tjera shtetërore, të ndërmarrin masa konkrete për evitimin e ndonjë tragjedie të mundshme që do të kishte pasoja në njerëz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here