Bardhi: E kam bazuar fushatën tek rinia/ Kreu i KAS: PD ka programin dhe njerëzit e duhur

Në një takim me të rinjtë e PD në Elbasan, të cilët u trajnuan prej Fondacionit Konrad Adenauer, Drejtuesi Politik, Gazment Bardhi u shpreh se ai e ka bazuar fushatën pikërisht tek rinia.

‘Do të mbështetem tek rinia, sepse besoj tek energjia e tyre dhe motivi që kanë për t’u përfshirë në politikë për të ndryshuar vendin, dhe jo për të përfituar’, tha Bardhi.

Ky takim u organizua në Elbasan nga Qendra Shqiptare Për Qeverisje te Mire, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer Stiftung, që është një prej partnerve të Partisë Demokratike në hartimin e programit politik dhe mbështetëse për fushatën zgjedhore.

Kreu i KAS për Shqipërinë, z.Tobias Rüttershoff, u shpreh se PD ka programin e duhur për ta futur vendin në rrugën europiane, dhe po ashtu ka njerëzit e duhur, tha ai, sic është zoti Gazment Bardhi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment