Bardhi: Proces që ndodh për herë të parë në Shqipëri, i rëndësishëm për vendin dhe PD

0
192


Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, u ka bërë thirrje anëtarëve të partisë në Kukës që të
dalin sot dhe të votojnë në zgjedhjet e brendshme, për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
“Sot PD nis fushatën elektorale, me një hap të madh, për fitoren e e thellë të PD me hapin e përzgjedhjes së ekipit më të mirë me të cilin do u drejtohemi qytetarëve. Sot qytetarët shqiptarë, me këtë proces që e nisim nga Kukësi, kanë mundëinë të shohin dallimin, mes një partie, PD që procesin e përzgjedhjes së kandidatëve ia beson qytetarëve dhe partisë së kryeministrit në ikje që kandidatët i përzgjedh me Niçen. Zëri i tyre, mendimi i tyre është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse kandidatët zgjidhen me votën e tyre dhe vullnetin e tyre”, tha Bardhi.
Më tej, ai u bëri thirrje gjithë anëtarëve që të dalin në votime.

“Çdo anëtar i PD të marrë pjesë në këtë test për demokracinë. Ky proces është shumë i rëndësishëm, për PD dhe për Shqipërinë sepse jep një model demokratik të mënyrës sesi funksionon një parti”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here