Bariut nga Kolonja, i gjendet drogë tek stani

Një bariu i gjendet drogë në stanin e tij.

Muzafer Shkrepa, nga fshati Kolonjë, është arrestuar paraditen e sotme, teksa Policia e Gjirokstrës, ka zbuluar sasinë marijuanës të cilën e mbante të fshehur tek stani i tij në lartësitë e fshatit Kolonjë në zonën e Picarit. Sipas informacioneve nga Policia e Gjirokastrës, cobani 61 vjecar, kishte ruajtur sasinë narkotike prej 4.5 kg cka i kushtoi atij, arrestimin nga ana e specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërkohë që materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës dhe ndaj bariut, rëndon vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Lënda narkotike sipas grupit hetimor, ka qenë e vjetër dhe mendohet të ketë qenë e kultivuar në këtë zonë pasi vitin e kaluar zona e Picarit dhe Cepos në Gjirokastër, kanë pasur prodhimtari të lartë të kanabisit

 

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment