Basha akuza Ramës: E ka mendjen si të shtojë pasurinë me mafien

0
164

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se qëllimi i Ramës dhe personave rreth tij është shtimi i pasurisë si rrjedhojë e lidhjes me mafien.
“Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit”, shkruan Basha.
Më tej, kryedemokrati premton se kur ai të vijë në pushtet do të ndërpresë lidhjet e qeverisë me krimin dhe do të sjellë ndryshimin.
Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe çirakët e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare ”, shkruan Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here