Basha apel shqiptareve ne SHBA: Mbeshtetni Suzana Shkrelin per ne Kongres

0
334

Kryetari i PDSH z. Lulzim Basha në një postim në rrjetin social Facebook-un e tij personal ju bën thirrje gjithë shqiptarëve të SHBA, të mbështesin me fonde dhe me vota kandidaten për në Kongresin Amerikan, shqiptaro-amerikanen zj. Suzana Shkreli.

14731173_1270648006319711_7043500288187316209_n

Zoti Basha e quan krenari kombëtare prezencën e zj Shkreli në Kongresin Amerikan.

Ja postimi i plotë i zotit Lulzim Basha:

Të dashur miq!
Shqiptarët e Amerikës ia kanë dalë që zëri i tyre të dëgjohet në vendin më të madh të demokracisë dhe lirise. Me pasion e dashuri për ceshtjen kombetare ata kanë bërë që cështjet e rëndësishme të kombit tonë të dëgjohen e të marrin mbështetje. Kanë mbështetur kongresmenë e senatorë në zona të ndryshme elektorale dhe këta të fundit e kanë marrë pranë zemrës çështjen shqiptare.
Në vijim të kësaj tradite të mirë, uroj që bashkekombasit tanë të mbështesin zonjushën Suzanna Shkreli. Ajo është e para shqiptaro-amerikane që është nominuar për Congresswoman në SHBA.
Suzanna Shkreli është dëshmia e suksesit që kanë arritur shqiptaro–amerikanët. I ftoj te gjithe shqiptarët e Amerikës e ju bej thirrje ne veçanti demokratëve por dhe cdokujt tjeter, të ndihmojnë me çdo mjet, jo vetëm duke e votuar atë në Distriktin 8 të Miciganit ku ajo kandidon, por edhe me mbledhje fondesh nga zona të tjera.
Suzanna Shkreli përfaqëson çdo shqiptaro-amerikan në SHBA dhe nderon çdo shqiptar anë e mbanë globit. Ne jemi krenarë për Suzanën dhe i urojmë çdo sukses!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here