Basha: Biznesi personal i Ramës me kriminelët dhe oligarkët, i vetmi i fuqizuar

0
155

Lulzim Basha deklaroi se vetmi biznes që është fuqizuar në Shqipëri është biznesi personal i Edi Ramës me të inkriminuar dhe oligarkë. Kryedemokrati shprehet se çdo biznes tjetër është nëpërkëmbur.
Ky reagim i Bashës në Twitter vjen pas deklaratave të Edi Ramës në Forumin Ekonomik të Tiranës.
“Edi Rama ka fuqizuar vetëm një biznes në Shqipëri. Biznesin e tij personal me të inkriminuar dhe oligarkë. Çdo biznes tjetër në Shqipëri është nëpërkëmbur dhe goditur nga qeverisja e Edi Ramës në shërbim ndaj oligarkëve të tij.”, shkruan Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here