Basha entuziast pas takimit me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR/Qeveria e re do jetë nga populli për popullin!

0
145

Kreu i PD Lulzim Basha është takuar sot me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover. Nëpërmjet një statusi në rrjetet e tij sociale ,Basha ka shprehur entuziasmin e tij pas këtij takimi duke folur për të ardhmen e re që do të ketë së shpejti Shqipëria.

“Me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover. I shpreha asaj vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri .
Reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë. T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë por nuk arrin askund! Ndaj ne duhet të besojmë dhe punojmë fort për ta realizuar këtë reformë. Opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë!
Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
Një të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerëzit! “

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here