Basha është e ardhmja, Rama e shkuara zhgënjyese

0
512

Nga Robert Papa

Një ish-kolegut tim diplomat në Washington, i vura përpara dy fotot e Ramës dhe Bashës ngjitur me CV-të e tyre dhe ai, pa mëdyshje, ishte në unison më mua: Basha e ardhmja, kurse ky tjetri e shkuara zhgënjyese. Basha, jo vetëm më elokuent dhe i shkolluar në perëndim kurse Rama mbetur vetëm me 3 vjet arsim të lartë), por tashmë më një përvojë si ministër i jashtëm, i Transportit, i brendshëm dhe kryetar bashkie, përballë Ramës si ish ministër Kulture dhe kryetar Bashkie.

Arsimi i Bashës, për Drejtësi, është shumë afër politikanit perëndimor se sa një shkollë arti (ku nuk ka asnjë orë matematikë , manaxhim apo ekonomi). Basha nuk ka bërë kapërcime habie si Rama (dikur ekstermist i djathtë e tashmë fanatik i majtë i partisë së themeluar nga Popovici dhe drejtuar nga Hoxha. Basha u afrua si një djalosh me dëshirë që diti të ngjitej në politikë. Rama, punën e parë e pati si pedagod në Institutin e Arteve, ndërsa Basha i ri fare ka nisur si kamarier ne aeroport dhe kërkoi të arsimohej në perëndim, ndërsa Rama në France veçse mbijetoi dhe kaq.

Kur Rama fitoi, unë isha optimist se do përfaqësonte brezin tonë, por edhe unë u zhgënjeva dhe gabova se pse ajo parti nuk përfaqëson dot brezin tone. Rama që dikur shante PS dhe Nanon apo Alinë, sot pranon foton e Enverit pas tij.

Ne shqiptarët e Amerikës në shumicë mbështesim Bashën. Personalisht kam pasur rezerva, por fakti është fakt, në fushën politike shqiptare ai është superior, sidomos ndaj Ramës që bëri aleancë më krimin për te fituar ndaj Berishës. E ardhmja është e Bashës! Rama duhet të ikë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here