Basha flet pas protestës te PD: Ishte një ditë tragjike, Berisha urdhëroi sulmin ndaj demokratëve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për media pas protestës së sotme, të zhvilluar para selisë blu, e thirrur nga Sali Berisha.

Basha tha se dita e sotme ishte paralajmëruar si një ditë sulmi nga Berisha, ndërsa ky i fundit, sipas tij u braktis nga demokratët.

Kreu i selisë blu theksoi më tej se dita e sotme ishte një ditë tragjike për demokratët.

“Dita e sotme ishte paralajmëruar si ditë dhune dhe pushtimi nga Sali Berisha. Ishte paralajmëruar si dita për të kurorëzuar aksionin e tij personal. Sikur e kam thënë prej kohësh, ajo që nisi me pretekstin e një lëvizje demokratizuese, e tregoi sot fare mirë fytyrën e saj.

Lajmi i mirë është fakti që shumica absolute e demokratëve nuk iu përgjigjën thirrjes së Sali Berishës. Sikur e kanë braktisur gjatë gjithë këtyre muajve. Pra lajmi i parë i mirë është braktisja totale. Dëshpërimi ishte në shprehjen e fytyrës së një njeriu që ka pasur sot ditën e fundit politike në Shqipëri. Asnjë nga objektivat që i kishte vendosur vetes nuk u realizua”, tha Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment