Basha godet në shenjë me Uldedajn në Shkodër, kandidaturë fituese

0
590

Me ndryshimin e listës së kandidateve për deputet në Qarkun e Shkodres, Partia Demokratike ka zyrtarizuar emrin e Gjok Uldedës si kandidat në këtë qark. Pas dorëheqjes së Helidon Bushatit, Uldedaj do të jetë në listen fituese të Shkodres duke u renditur i 6-ti. Ai do të mbuloje Bashkinë e Vaut të Dejës dhe zonën e Nënshkodrës.

Veprimtaria Politike e Gjok Uldedajt.

Deputeti i Qarkut Shkodër 2009-2013

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD 2001-2017

Kordinator dhe drejtues i fushatave elektorale, për Bashkinë Vau Dejës dhe Zonën e Nënshkodrës.

Eksperienca Profesionale:

Vjen nga fusha akademike me një eksperiencë mbi 25 vjecare, mban titullin Profesor në Ekonomi, aktualisht është Dekan i Fakultetit Ekonomik.

Gjatë viteve 2007-2009, ka qenë Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Prof. Gjokë Uldedaj është autor dhe bashkautor i tre teksteve universitare dhe i disa studimeve në fushën e ekonomisë dhe tregut.

Ka kryer disa specializime afat shkurtra dhe afat mesme në USA, Japoni, Greqi, etj.

Me këtë levizje të fundit kryetari i PD Lulzim Basha, kompleton listën e Qarkut Shkodër, duke siguruar një nivel të plotë përfaqësimi me figura të spikatura politike dhe akademike, për një fitore bindëse në këtë qark, me 25 Qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here