Basha ja numëron Ramës të gjitha gënjeshtrat: Ti s’ke lidhje me të vërtetën

0
160

Kryetari i Partisë Demokratike Luzim Basha ka reaguar sërish gjatë ditës së sotme ndaj deklaratave të kreut të qeverisë Rama që po mundohet të largojë vemendjen nga problemet e medha që ka vendi si pasoje e keq qeverisjes së tij.
Në një postim në rrjetet sociale Basha i kujton Ramës mashtrimet e njëpasnjëshme për vendet e punës, taksat, shendetësine dhe çmimet.
“Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve”, shkruan kreu demokrat
Ja postimi i plotë:
Çfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama? Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve. Papunësia në Shqipëri arriti majat. Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve. Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat – gënjeve. Premtove se do ulësh çmimin e energjisë – gënjeve. Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here