Basha kujton Holokaustin: Dhimbje për shfarosjen e 6 milionë hebrenjve

0
146

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, tragjedinë që mori miliona jetë njerëzish.
Përmes një postimi në “facebook”, Basha thekson se 27 janari përkujtohet me dhimbje për shfarosjen mizorisht të 6 milionë hebrenjve. Sipas tij, kjo ditë nuk duhet harruar kurrë, ndërsa shton se jemi krenarë për sakrificën e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve.
“Sot me 27 Janar përkujtojmë me dhimbje 6 milionë hebrenjtë që u shfarosën mizorisht gjatë Holokaustit. Kurrë nuk duhet të harrojmë dhe duhet të përballemi e të luftojmë të gjitha format e antisemitizmit dhe diskriminimit. Krenar për qëndrimin unik dhe sakrificën e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. #weremember”, shkruan Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here