Basha kujton liberalizimin e vizave: Bashkohemi më 18 Dhjetor për të lënë pas të shkuarën

0
137

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot liberalizimin e vizave, pasi bëhen 11 vite. Në një shënim në rrjetet sociale, Basha shprehet se fluturim i parë në Bruksel në 15 dhjetor 2010, përfaqëson arritjen më të madhe, hapin më të madh përpara në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, i cili, sipas tij fatkeqësisht me Ramën ka ngecur në vend numëro.

Në prag në Kuvendit të 18 Dhjetorit, kreu i demokratëve bën edhe njëherë thirrje për bashkim dhe ta lënë pas të kaluarën.

15 dhjetor 2010 ne demokratët përmbushëm një ëndërr për gjithë shqiptarët, lëvizjen pa viza në Europë me fluturimin e parë drejt Brukselit.

Të rinj dhe të vjetër që e gëzojnë këtë privilegj prej 11 vjetësh tashmë duhet ta dinë se ai fluturim përfaqëson arritjen më të madhe, hapin më të madh përpara në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian, i cili fatkeqësisht me Ramën ka ngecur në vend numëro.

Në këtë ditë të bukur fare pranë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të 18 dhjetorit, detyra jonë është të bashkohemi rreth vlerave më të mira të forcës tonë politike, ta lëmë pas të kaluarën për të zgjedhur të ardhmen që vetëm ne mund t’ia japim Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here