Basha në kongresin e PPE: Fokusi kryesor me drejtuesit europiane anëtarësimi i Shqipërisë në BE

0
141

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të marrë pjesë ditën e sotme në Kongresin e Partisë Popullore Europiane që nis punimet në Zagreb.

Në këtë Kongres do të zgjidhet Presidenti i ri i PPE-së, ku kandidati i vetëm është Donald TUSK, aktualisht President i Këshillit Europian.

Gjatë punimeve të kongresit, Basha do të mbajë një fjalim krahas kancelares Angela MERKEL, Presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula von der LEYEN, fituesit te zgjedhjeve në Austri, Sebastian KURZ, Kryetarit të Grupit PPE në Parlamentin Evropian, Manfred WEBER, krerëve e shteteve dhe qeverive të Qipros, Bullgarisë, Letonisë, Greqisë, Rumanisë, Kroacisë, Irlandës, me të cilët do të takohet edhe gjatë Samitit të krerëve të PPE-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here