Basha ne OPINION-Basha, PD e ka lidh kontratën me qytetarin!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu, nëse PD merr sinjale nga LSI, a do t’i përgjigjet një koalicioni parazgjedhor?

Basha tha se unë nuk flas asnjëherë me nëse, sensacionet koti, LSI është pjesë e qeverisë e cila e tregoi sot me votimin që bëri për ligjin e plehrave. “E ka vërtetuar, hap pas hapi, kështu që mos ushqeni, aludime të kota. Partia Demokratike e ka vendosur aleancën e vet me qytetarët. Ka vendosur boshtin e vet të vlerave. Si dhe do vazhdojmë të jemi në kontakt me qytetarin”, tha Basha.

Opinion.al

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment