Basha në Tepelenë: Rama premtoi punësim, solli vetëm varfërim, përzuri më shumë se 300 mijë shqiptarë

Në Tepelenë, kreu i opozitës solli në vëmendje mashtrimin e Edi Ramës përmes premtimeve të pambajtura.

Basha tha se Rama erdhi në pushtet duke premtuar mirëqeverisje, por solli varfërim.

Rama premtoi shëndetesine falas për shqiptarët, por sot shqiptarët paguajnë më shumë se kurrë për shëndetësinë, sepse ai ua dha shëndetësinë me koncesion oligarkëve. Rama premtoi shëndetësinë falas, por shqiptarët sot duhet të të paguajnë shtrenjtë në spitalet e shtrenjta private që sot kontrollohen të gjitha nga një-dy persona në të gjithë Shqipërinë-u shpreh Basha.

Lideri i opozitës vuri në dukje se shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se europianët për ilaçe të skaduara apo fallco që nuk japin efekt, megjithëse Rama premtoi ilaçe të lira e të sigurta. Njësoj, Rama mashtroi shqiptarët për punësimin.

Premtoi 300 mijë vende pune, por përzuri nga vendi më shumë se 300 mijë shqiptarë-tha Basha në Tepelenë, ku vuri në dukje se në vend të premtimit për uljen e taksave, Rama i rriti ato për më të varfërit dhe i uli  për të pasurit, duke favorizuar oligarkët dhe duke falimentuar tregtarët e vegjël.

Sot kriza ekonomike, është problem numër 1 për çdo familje shqiptare, ndaj dhe prioriteti numër 1 për ne demokratët është t’i japim zgjidhje problemeve jetike për çdo shqiptar. Ta bëjmë këtë një orë e më parë dhe të ndalim zbrazjen e vendit, spastrimin e Shqipërisë nga shqiptarët e ndershëm, projektin më të zi të Edi Ramës-theksoi në Tepelenë kreu i opozitës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment