Basha nga Dibra fton demokratët të bashkohen: Ti japim fund çdo kakofonie brenda PD

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga Dibra ftoi demokratët të bashkohen në betejën kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.

Basha u shpreh i bindur se me vendimin e marrë më 9 shtator për Sali Berishën zgjodhi të ardhmen e PD-sëkrah SHBA-së.

Lulzim Basha: “9 shtatori është dita kur unë kam vendosur pas muajsh të tërë përpjekjesh, ta ndaj të shkuarën nga e ardhmja. Kam vendosur ta mbaj Partinë Demokratike në krah të SHBA-së dhe SHBA-të në krah të Partisë Demokratike. Dhe përveç atyre që luftojnë për karriget e tyre dhe atyre që janë ende fatkeqësisht të verbuar nga emocionet dhe nuk arrijnë ende të vendosin interesin e përgjithshëm të demokratëve dhe të shqiptarëve, mbi interesat e një personi, të gjithë të tjetër po e kuptojnë, se fitorja që Partia Demokratike dhe Shqipëria meriton, është sot më pranë. Se pengesat që kemi pasur janë më të kapërcyeshme dhe se aleancat tona janë më të forta dhe vizioni i ynë më i qartë për të larguar regjimin dhe për të sjell Partinë Demokratike në pushtet.

Basha tha se Ramës i intereson një PD e përçarë.

Lulzim Basha: “ E vetmja mburojë që i ka mbetur Edi Ramës për të mbajtur pushtetin, është të investojë fuqishëm në përçarjen e të vetmes forcë politike, e të vetmes familje politike që e ka fuqinë të mobilizojë shqiptarët dhe të rrëzojë regjimin e tij.”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment