Basha: Opozita me një koalicion në zgjedhje, unë jam kandidat për kryeministër

0
140

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se opozita e bashkuar do të ketë një kandidat për kryeministër dhe është ai.
I ftuar në emisionin ‘Opinion”, Basha tha mes të tjerash se shumë shpejt do të bëjnë publikë strategjinë e opozitës se si do të garojnë në zgjedhje. Sipas tij, një gjë është e sigurt se do të ketë një koalicion dhe një program opozitar.
Kryedemokrati theksoi se opozita është e bashkuar që në fillim të kësaj beteje për t’i hapur rrugë ndryshimit.
“Një gjë është e sigurt ne jemi të bashkuar me një qëllim, për ti hapur rrugë ndryshimi. Nuk hapet pa u larguar Rama. Opozita ka hedhur të gjithë hapat. Opozita ka qenë e bashkuar në sfidat e mëdha. Kanë qenë në union për të arritur një qëllim. Vendimi strategjik është një koalicion opozitar, një program opozitar.
Do ketë vendime taktike. Ne kemi një preferencë të vetme të gjithë. Në fund të rakordimeve tona do bëjmë atë që është e nevojshme, që Rama dhe PS u mundua ta zhbëjmë. Të bëjmë të mundur që asnjë votë mos të shkojë kot. Ne do të shfaqim shumë shpejt taktikën tonë të nj apo dy listave. Ne kemi më shumë se tre vite në terren. Opozita ka qenë dhe vazhdon të mbetet në kontakt me qytetarët.
Të gjitha partitë e koalicionit janë në terren. Vetëm 2-3 ditët e fundit kemi zhvilluar sesione të një pune thuajse dy vjeçare.
Drejtuesit e qarqeve janë një proces i brendshëm politik. Janë stad tjetër i organizmit që pasurohet me kandidatët për deputetë. Nuk jemi aspak vonë. I kemi paraprirë këtij procesi. Në qershor ka nisur përzgjedhja e kandidatëve.
Jam unë kandidat për kryeministër. Ky është një vendim i shpallur që vjen jo thjeshtë si vendim politik, por edhe nga vullneti i qytetarëve. Ka një preferencë të qartë që unë të marr përsipër barrën” , tha Basha.
I pyetur nëse do të ikte në shtëpi nëse humb zgjedhje, Basha tha: “Nuk është hera e parë që ballafaqohem me pyetje të tilla. Besoj se jemi duke diskutuar për gjëra më të mëdha. E vërteta është se sot pjesa dërrmues e e qytetarëve duan ndryshim. Dhe arsyet janë të qarta. Edi Rama është larguar. Sfida e vendit dhe e koalicionit nuk është largimi i Edi Ramës sepse ai është i larguar. Sfida e opozitës është të ndërtojë një projekt të mirë që realizon plotësisht potencialet e vendit për zhvillim, pa pretenduar mrekullinë. Shqiptarët kanë të drejtën të dinë çfarë premton ky koalicion se gjërat që do të jenë ndryshe, çfarë mekanizmi do ta garantojë këtë ndryshim dhe cilat janë prioritetet që duhet të përmbushë ndryshimi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here