Basha pas mbledhjes me strukturat: Qeveria të shpërndajë fondet e mbijetesës, të përfshihen të gjithë familjet në nevojë

0
143

Në përfundim të mbledhjes, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku shkruan se qytetarët po kalojnë në një situatë të vështirë, por janë harruar nga shteti. Ai këmbëngulë që qeveria duhet të shpërndajë fondet e mbijetesës.
“Sot bisedova përmes disa videokonferencave me drejtuesit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë, lidhur me situatën e rëndë që po kalon vendi.
E përbashkëta kudo është që qytetarët janë në vështirësi për të siguruar jetesën e përditshme. Shteti ka lënë në harresë mijëra familje në nevojë dhe biznese. Shumica nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë apo mbështetje nga qeveria, ndërkohë që ju duhet të paguajnë edhe faturat e rritura të dritave dhe ujit. Ne do vazhdojmë të jemi në kontakt me njerëzit për t’ju dhënë zë problemeve dhe halleve të tyre në këto ditë të vështira. Pa asnjë vonesë, qeveria duhet të shpërndajë fondet e mbijetesës dhe të përfshijë menjëherë të gjithë familjet dhe njerëzit në nevojë. Të mbështesë sipërmarrjen në vështirësi mbijetese, biznesin e vogël, fermerët, fasonët, bizneset prodhuese dhe turizimin, pa përjashtuar askënd.
Shqiptarët që kanë paguar këto 7 vjet taksat ndër më të lartat në rajon, kanë sot nevojë për ndihmën që ju takon nga shteti. Qeveria nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë”, shkruan Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here