Basha pas takimit me nënat e emigrantëve: Shpopullim i frikshëm, vendit i duhet një qeveri funksionale

0
135

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon sërish me një mesazh pas takimit me nënat që kanë fëmijët në emigracion.
MESAZHI I BASHES
Gjatë një takimi me disa nëna që vuajnë plagën e emigrimit të fëmijëve të tyre, ato më shprehën trishtimin që Shqipëria, vendi ku i lindën, nuk ofron sot mundësi për ta.
Gjatë bisedës, disa prej tyre më treguan se si u detyruan t’i largonin fëmijët e tyre për t’u siguruar mundësi dhe punë, për pamundësinë për t’i takuar si dhe vështirësitë shtesë që u solli situata e pandemisë me fëmijët në emigracion.
Për fat të keq, Shqipëria është shpopulluar frikshëm nga të rinjtë gjatë 7 viteve të Ramës në pushtet. Vendi ynë renditet i dyti pas Sirisë për numrin e aplikimeve për azil për 100 mijë banorë.
Që ky realitet i trishtë të marrë fund, Shqipërisë i duhet një qeveri funksionale që punon për rininë dhe kujdeset për ta.
Ne do të kujdesemi për familjet shqiptare dhe sidomos për të rinjtë, duke ofruar lehtësi në shkollim si dhe hapësira konkurruese për punësim si në vendet e rajonit.
Asnjë bir apo bijë shqiptari nuk do të privohet nga e drejta e studimit për shkak të pamundësisë ekonomike. Ne do të subvencionojmë tarifat universitare dhe do të vendosim bursa për të rinjtë, që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta e stazhe me pagesë për studentët.
Mbështetja e sipërmarrjeve të të rinjve si dhe e sipërmarrësve që hapin vende pune për të rinjtë dhe financimi i trajnimeve të duhura që të rinjtë shqiptarë të sigurojnë punë me të ardhura të larta, janë përparësi e planit tonë ekonomik.
Ne do të bëjmë gjithçka që jo vetëm të rinjtë shqiptarë të mund të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre, por edhe ata që janë larguar të kthehen dhe të nisin një jetë të re pranë familjeve të tyre

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here