Basha për vetingun: Të nisë nga unë, duhen shkëputur lidhjet politikë-krim

Në diskutimet që zhvilloi nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD Lulzim Basha kërkoi sërish vetingun në politikë.

Kryedemokrati u shpreh se është i gatshëm që vetingu të nisë nga ai, duke nënvizuar se ndërprerja e lidhjeve të politikanëve me krimin është rruga e vetme për t’ia kthyer Kuvendin qytetarëve.

Basha shtoi se qeveria po e injoron opinionin e Komisionit të Venecias, i cili sipas kryedemokratit, ishte pro kalimit të politikanëve në sitë.

“T’iu japim shqiptarëve të vetmen rrugëdalje politik, që është pastrimi i politikës, është Vettingu i Politikanëve. Atë që doni të zgjasni për gjyqtarët dhe prokurorët sipas mekanizmit ekzistues, ndonëse kushtetuta parashikon atë që keni votuar vet.

Dhe po ta përsëris dhe një herë, le të fillojë nga unë i pari. Atë që keni bërë për policët e thjesht. Atë që keni propozuar për noterët. Atë që mohoni për veten tuaj, ndonëse Venecias që ia kërkuat opinionin, nuk ia përfillni dritën jeshile që ia hapi vettingut të politikanëve.

Vettingu i Politikanëve, pastrimi i politikës, ndërprerja e lidhjeve të politikanëve me krimin, futja në sitë aktive, jo pasive pasurisë së çdo politikani, çdo familjari të politikanëve, çdo ortaku të çdo politikani dhe çdo familjari të politikanëve është rruga e vetme për të kthyer këtë sallë qytetarëve”, tha Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment