Basha përshëndet raportin e KiE për zgjedhjet e 30 qershorit

0
259

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përshëndeti deklaratën e misionit të Këshillit të Europës, i cili kritikoi një ditë më parë procesin e votimeve më 30 Qershor.
“Përshëndes deklaratën e Misionit të KiE që ritheksoi se në 30 Qershor nuk pati zgjedhje, se pushteti vendor sot nuk është pluralist dhe as i qytetarëve”, shkroi Basha në një postim në Twitter.
Kreu i opozitës theksoi rëndësinë e votës së lirë. “Beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për t’u kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore”, tha Basha.
Një ditë më parë, pas vizitës së kryer në Tiranë, Këshilli i Europës vuri në dukje pasojat negative të 30 Qershorit për demokracinë dhe besimin e qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here