Basha publikon pamjet nga Këshilli Kombëtar: Të bashkuar për t’i dhënë fund tranzicionit rraskapitës

0
199

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar pamjet nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike që u mblodh pasditen e kësaj të enjteje.

Së bashku me pamjet, Basha ka ndarë dhe një pjesë të fjalës së tij ku thotë se Këshilli Kombëtar nisi punën për ndërtimin e saj.

Basha thotë se demokratët të bashkuar do i japin fund tranzicionit rraskapitës, në mënyrë që ta hpin një horizont të ri shprese

“Më 18 Dhjetor Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike #ZgjodhiTëArdhmen, sot Këshilli Kombëtar nisi punën për ndërtimin e saj. Të bashkuar me mendje e zemër rreth vlerave tona dhe me forcën morale me të cilën qëndrojmë përballë të keqes dhe larg të shkuarës, ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht me shoqërinë për t’i dhënë fund tranzicionit rraskapitës e për të hapur një horizont të ri shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët.”– thotë Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here