Basha: Rajoni ka nisur vaksinimin, Rama shkoi për të blerë këpucë të reja

0
135

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së sotme të Edi Ramës në lidhje me mbërritjen e vaksinave, pas javës së 3 të janarit.
Basha shkruan në Twitter, se vendet e rajonit kanë nisur fushatën e vaksinimeve, ndërsa Rama premton se do ti sjellë.
Kreu i PD shkruan se Rama shkroi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja.
Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:
Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj.
Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera.
Serbia ka nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja!
Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here