Basha: Rama ka dështuar me menaxhimin e pandemisë Covid-19

0
173

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në një takim me mjekë e ekspertë për të folur për situatën në vendin tonë nga Covid-19. Zoti Basha e ka quajtur një dështim total menaxhimin që i ka bërë qeveria Rama pandemisë dhe se në 6 muaj nuk ka nxjerrë asnjë mësim. Sipas Bashës, jemi përpara një situate katastrofike me të cilën do të përballemi nëse nuk reagohet në kohë.

“Se si do e përballojmë me një situatë disa fish më të madhe, mendoni këtë situatë dhe nuk është fare teorike, por situatë katastrofike me të cilën do përballemi. Jemi në limite kohore për vaksinat e stinës që nuk janë bërë, por në vendet europiane janë bërë. Mësuesit në Kosovë janë testuar, janë testuar në mënyrë të rregullt. Por këtu në vendin tonë, as nuk e vranë mendjen fare as kryeministri, as ministria e Shëndetësisë. Në dy spitalet Covid, situata paraqitet pranë katastrofës. Është e pafalshme që 6 muajsh pas pandemisë, nuk dihen se çfarë mësimesh janë nxjerrë nga përballja me Covid deri tani. Se deri tani ka qenë dështim total. Po s’ka kohë të merrem me këtë dështim. Valë të dytë s’ka, jemi në bishtin e valës së parë, por nga keqmenaxhimi jemi këtu ku jemi. Pandemia ka marrë dimensione të frikshme, dhe jemi pranë një katastrofe të vërtetë, qoftë sociale qoftë ekonomike,” tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here