Basha: Rama ka urdhëruar mbrojtjen e Tahirit

0
154

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet pas vendimit për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve në lidhje me zhvillimet me Tahirin.

Nga selia e Partisë Demokratike, përmes një dalje direkte për mediat, Basha pohoi se sot u vërtetua përfundimisht se Rama është në krah të Tahirit.

Shqiptarët kanë parë sot se si Rama ka mbrojtur Tahirin. Që është kapur në flagrancë nga Italia në trafikun e drogës dhe armëve. Tahiri merrte shuma të mëdha parash në këmbim të kësaj bande për t’ju siguruar siguri nga policia. Këto prova, që drejtësia italiane po i administron dhe prova të tjera janë paraqitur nga prokuroria, me qëllim heqjen e një privilegji i imunitetit parlamentar. Rama tregoi se është në krah të Saimir Tahirit. E vërteta që i lidh është me e fortë se retorika për të bërë drejtësi-tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here