Basha: Rama po bën grusht të pastër shteti. Rotacioni i pandalshëm

0
136

Pak pas përfundimit të takimit me aleatët, kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi për mediat se vendi rrezikohet nga një grusht shteti.
Teksa dha detaje nga takimi me presidentin Ilir Meta, Basha ishte në të njëjtën linjë me kreun e shtetit.
Basha theksoi se maxhoranca po tenton që të kapë Gjykatën Kushtetuese. Mes të tjerash ai foli për një bashkim dhe rezistencë të madhe nga qytetarët.
‘Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së personave të maxhorancës në gjykatën kushtetuese. Kapja e Kushtetueses është objektiv i Ramës. Atij i duhet për të mbrojtur kriminelët dhe për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm.’, tha Basha.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha theksoi se “ne do të vazhdojmë bashkëbisedimin me qytetarët dhe pastaj do të shpalosim ofertën tonë.
Por, nuk ka forcë mbi këtë dhe që do ta ndalë rotacionin. Edi Rama i ka bërë hesapet gabim. Nuk ka forcë mbi tokë që ta ndalë rotacionin. Unë mbetem i përkushtuar që kjo të vijë pa kosto për shqiptarët dhe do të bëj gjithçka që kjo të vijë me koston më të vogël për shqiptarët.”
I pyetur nga mediat për takimin që pati me Presidentin dhe “grushtin e shtetit” përgatitur nga mazhoranca, Basha tha se ky nuk është një zhvillim surprizë, por ndodh në kushtet e një vendi me demokraci të asgjesuar. Ndaj dua të konfirmoj vendosmërinë tonë për të ndjekur pikë për pikë udhërrëfyesin gjerman për të dalë nga kriza, zgjedhje të lira dhe të ndershme
Për ne ky parlament është shpërndarë më 18 shkurt 2019. Çdo vendim i marrë prej tij është nul. Tani ne jemi të orientuar nga zgjidhja dhe kjo zgjidhje nuk është thjesht kalkulim i partisë sime.
Rotacioni është i pashmangshëm. Nuk do të këtë forcë mbi tokë që do ta ndalë ardhjen në pushtet të opozitës së bashkuar me votën e qytetarëve.
9 pikat e Bundestagut janë të panegociueshme. Ne nuk do të ndalojmë para asnjë force.
Ne do të vazhdojmë bashkëbisedimin me qytetarët dhe pastaj do të shpalosim ofertën tonë.
Nuk ka forcë mbi këtë dhe që do ta ndalë rotacionin.
Edi Rama i ka bërë hesapet gabim.
Nuk ka forcë mbi tokë që ta ndalë rotacionin.
Unë mbetem i përkushtuar që kjo të vijë pa kosto për shqiptarët dhe do të bëj gjithçka që kjo të vijë pa me koston më të vogël për shqiptarët.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here