Basha-Ramës: Bëhu burrë dhe voto vettingun e politikanëve

Basha në seancën e sotme parlamentare ju drejtua Ramës lidhur me vetingun e politikaneve.

E ke hallin te PD, ke hall ti sa demokratë mbledh unë? Të ka marrë malli ty? Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Shko edhe ti në foltore, bëj “Foltoren” tënde dhe bëni trekëndëshin Bermudës. Unë jam këtu për hallet e shqiptarëve, jo të Sali Berishës, Ilir Metës dhe tuat dhe as atyre që u rrinë nga pas ju. Dil të paktën hapur mos u fshih. A do ta plotësojnë demokratët dëshiron të kthehen pas? Jo, mua do të më kesh përballë, jo Sali Berishën, mua që të munda në 2011. 

Meqë pretendon se nuk i njeh banditët me të cilët bëre masakrën zgjedhore, meqë pretendon se nuk ke pasuri të paligjshme, meqë pretendon të kundërtën  ‘mendohu mirë’. E di ç’ke; bëhu burrë dhe votojë vettingun e politikanëve. T’i marrim me radhë. Ndryshe nga të tjerat, mos ta fillojmë nga plaku, e nisim nga mua dhe pastaj i dyti bëje ti. Nga i pari te i fundit në këtë sallë. E ke fare të thjeshtë, do t’i japësh fund këtij monologu që bën këtu ku ka shteruar mundësia që të thuash të njëjtat gjëra; voto vettingun.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment