Basha: Rruga jonë përmes qendresës dhe sakrificës

0
309

Nga Lulzim Basha

Konsensusi qytetar po rritet nga momenti në moment në këtë shesh, të cilin e pagëzuam dje si sheshin e lirisë, demokracisë dhe shpresës së re që po lind për Shqipërinë dhe për çdo shqiptar.

Mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë, europianë dhe amerikanë, po rritet nga momenti në moment për kërkesën tonë të drejtë. Sot jemi në hapësirën e parë të lirisë së re që po vjen. Të demokracisë së standardit europian, të demokracisë së vërtetë, ku qytetarët nuk kanë frikë të thonë të vërtetën.

E mbani mend 20 Shkurtin. Kishim fituar të drejtën e pluralizimit. Por kishim një pluralizëm fasadë sepse nga mesi i kryeqytetit nxinte shtatorja e diktatorit. Shqiptarët u ngritën dhe thanë: Jo pluralizëm fasadë. Sot detyra jonë më e madhe është t’i japim fund demokracisë fasade dhe zgjedhjeve fasadë.

Kjo është një rrugë që kalon përmes qendresës dhe sakrificës. Unë dua të falenderoj nga zemra ata qindra e mijëra që na u bashkuan dje në shesh. Ata miliona që na u bashkuan me zemër e që na kanë çuar mesazhet e tyre të përshëndetjes. Dje frika vdiq. Dje frika u vra.

Dua të falenderoj ata mijëra qytetarë që ndenjën mbrëmë gjatë gjithë natës, këtu në këtë shesh të lirisë, duke dhënë mesazhin ndaj çdokujt, se nga ky shesh liria do të vijë duke u zgjeruar.

Qendresë, bashkim, por më në fund edhe një shesh të lirisë nga i cili askush më nuk do të lihet i harruar, i braktisur, apo që nuk i dëgjohet zëri.

Dita e dytë e protestës sapo ka nisur. Entuziazmi, mbështetja, energjia dhe besimi juaj, janë garancia se fitorja e çdo shqiptari po vjen.

#NgrihemiBashkë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here