Basha: Situata me koronavirusin ka dalë jashtë kontrollit, 3 muaj izolim shkuan dëm, qeveria asnjë masë

Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha situata me koronavirusin ka dalë jashtë kontrollit. Shqetësimet e krijuar nga kjo situatë, Basha i ka ndarë me mjekë dhe specialistë, me të cilët ka zhvilluar sot një takim. Sipas kryedemokratit Basha, 3 muaj izolim i shqiptarëve shkoi dëm, pasi qytetarët po përballem me rritje të numrit të të infektuarve dhe viktimave.
“Situata për sa i përket përhapjes së COVID-19, ka dalë jashtë kontrollit. Numri i të infektuarve po rritet çdo ditë. Me dhjetëra ankesa vijnë nga familjarë, të cilëve iu është identifikuar një pjesëtar si i infektuar, ndërsa atyre nuk u bëjnë tamponin, duke zgjeruar kështu zinxhirin e infeksionit. Dështimi me menaxhimin e situatës çoi dëm sakrificën e 3 muajve izolim. Sot qytetarët po përballen me një rritje të numrit të viktimave, të të prekurve me COVID-19, shoqëruar dhe me krizën e rëndë ekonomike. Vatrat kryesore të infeksionit tani janë spitalet dhe qëndrat shëndetësore. Përhapja e virusit në spitale ka rritur ndjeshëm numrin e personelit mjekësor të prekur me COVID-19, si dhe infektimin e qytetarëve që marrin ndihmë për sëmundje të ndryshme. Virusi është evidentuar tashmë kudo, në polici, në kopshte e çerdhe, në zyrat e shtetit e kudo. Qeveria është dorëzuar dhe nuk po merr masa parandaluese, duke vendosur në rrezik jetën e qytetarëve. Karantina 3 mujore shërbeu vetëm për vjedhjen e miliona lekëve përmes tenderave sekretë, pasi qeveria nuk mori asnjë masë për kujdesin ndaj qytetarëve pas lehtësimit të kufizimeve. Dështimi i kësaj politike të papërgjegjshme demonstrohet në numrin gjithnjë e më në rritje të të prekurve, të atyre që ndërrojnë jetë dhe të spitaleve që janë kthyer në vatra infeksioni. Mjekët, heronjtë e vërtetë të kësaj beteje, janë viktimat e kësaj papërgjegjshmërie ekstreme. Viktimat e makutërisë së qeverisë janë shqiptaret, të cilët po vuajnë sot sa pasojat e COVID-19, aq edhe RAMAVIRUSIN në ekonomi”, është shprehur Basha.
Kreu i demokratëve thotë se opozita që nga muaji mars ka ngritur disa pyetje dhe pret përgjigje nga qeveria. Ndërsa thotë se qeveria nuk ka asnjë plan në kushtet kur situata po përkeqësohet.
“- Sa është numri i kiteve të testimit që ka në dispozicion Shqipëria dhe çfarë po bëhet me sigurimin e tyre?

  • Si po trajtohen të infektuarit që ndodhen në qytete të tjera të vendit?
  • A po mbështeten financiarisht mjekët dhe infermierët, që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në kushte tejet të vështira?
  • A ka qeveria në dispozicion fonde për të rritur kapacitetet testuese?
    Sot është jetik testimi horizontal i personelit dhe pacientëve për të gjurmuar, identifikuar sa më parë dhe izoluar të infektuarit.
    Situata është jashtë kontrollit por qeveria hesht, ndërsa duhet të kishte marrë masa për aktivizimin e një rrjeti të gjerë laboratorësh publikë e privatë për testet molekulare e imunologjike.
    Në kushtet e përkeqësimit të situatës nga COVID-19, Shqipëria është pa plan dhe pa masa për pajisjen e popullsisë me maska gratis ose me çmime të përballueshme. E gjithë vëmendja dhe kujdesi i qeverive të përgjegjshme sot në botë është fokusuar tek menaxhimi i situatës shëndetësore dhe ekonomike dhe parashikimi e shtimi i kapaciteteve. Vetëm qeveria e Edi Ramës e ka mendjen tek tenderat e PPP korruptive, për të cilat vazhdon të japë fonde, duke i lënë shëndetësinë dhe shqiptarët të vetëm përballë virusit dhe krizës ekonomike” , tha Basha.
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment