Basha sot në Gjirokastër, takim me qytetarët

Kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha, sot nis takimet në Gjirokastër. Sipas axhendës së përcaktuar, zoti Basha takimin e parë do ta ketë në orën 15:00 me qytetarë në lagjen Zinxhira. Më pas në orën 16:00 në Kinoteatrin e qytetit do të bashkëbisedojë hapur me qytetarë dhe me strukturat e PD dhe FRPD me qëllim rritjen e efikasitetit të tyre në këtë pragfillimi elektoral kur kanë mbetur edhe 7 muaj nga dita e zgjedhjeve. Ndërkohë një ditë më parë, zoti Basha ka nisur takimet në jug të vendit ku e celi me një takim me banorët e qytetit të Memaliajt. Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka ftuar qytetarët gjirokastritë t’i bashkohen takimeve të sotme. Të goditur nga kjo qeveri, të varfër, të papunë të pasigurtë e pa të ardhme, kushdo që është i zhgënjyer, të dielën të vrasin frikën, të ngrenë zërin, të dalin nga shtëpia dhe së bashku të takohemi të gjithë, të vendosim sy më sy dhe fjalë për fjalë se kjo qeveri, duhet të largohet, pasi vendi ynë meriton zhvillim dhe qytetarët jetesë më të mirë-është shprehur zoti Bejko.“Të ndërtojmë bashkë një qeverisje për të gjithë” është ky sllogani i zotit Basha në turin e takimeve që ka ndërmarrë kohët e fundit në të gjithë vendin.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment