Basha takim me ambasadorët e SHBA dhe BE

0
151

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ai i BE, Luigi Soreca si dhe ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf dhe Britanisë së Madhe, Duncan Norman, do të zhvillojnë sot një takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Mësohet se takimi do të nisë rreth orës 10:15. Në fokus të këtij takimi pritet të jenë diskutimet për Reformën Zgjedhore.
Ambasadorët në vendin tonë kanë përsëritur më shumë se njëherë se marrëveshja e 5 qershorit nuk duhet të preket. Përkundrejt kësaj, palët kanë rinisur diskutimet në Këshillin Politik për çështjen e listave të hapura.
Mazhoranca ka paralajmëruar votimin e ndryshimeve Kushtetuese në seancën e 30 korrikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here