Basha-të rinjve: Duhet bashkim! PD është i vetmi shans për ndryshim

0
133

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me studentë të sapodiplomuar, që kanë hasur vështirësi në gjetjen e një vendi pune.
Në takimin me kryetarin e opozitës, studentët u shprehën se janë detyruar të punojnë jashtë profilit të tyre gjatë studimeve për të paguar Universitetin, ndërsa tani që janë në përfundim, e shohin shumë të vështirë gjetjen e një vendi pune në fushën ku ata kanë studiuar.
Sara Korça: “Aktualisht jam studente në master, viti i dytë psikologji klinike. Kam mbaruar bachelorin me rezultate shumë të larta. Fatkeqësisht po punoj në call-center. Në fakt jam detyruar të punoj në call-center, mund të them kështu, sepse në fillim për shkak të arsyeve ekonomike, siç dihet në Shqipëri tarifat e universitetit janë prapë shumë të larta. Sidomos ato të masterit, unë jam në master dhe e di shumë mirë këtë gjë. Përpos tarifave të universitetit, edhe të gjitha shpenzimet personale dhe vetjake që ka një student. Kështu që jam e detyruar të punoj atje edhe për të ndihmuar familjen time e cila nuk ka kaq shumë mundësi që mua të m’i plotësojë të gjitha, të gjitha shpenzimet e mija. Gjithashtu ajo që më ka penguar edhe besoj në eksperiencën time, besoj që është mungesa për të gjetur një punë vetëm me diplomën bachelor, që mendoj është e vlefshme dhe ne mund të jemi të vlefshëm dhe vetëm me një diplomë bachelori. Tani frika ime është në fakt për të ardhmen. Unë tani diplomohem shumë shpejt dhe nuk e di se çfarë më pret në fakt. Kam shumë miq të mi të cilët kanë mbaruar me rezultate shumë të larta dhe ata dhe prapë nuk punojnë në profesion. Frika ime është se do mbetem akoma në call-center dhe… një gjë që unë nuk do ta doja në fakt, duke u bazuar në aftësitë e mia”.
Kreu i opozitës tha se ndryshimi është në dorën e të rinjve dhe do të ketë fytyrën e të rinjve.
“25 prilli do t’i japë shqiptarëve dhe në veçanti të rinjve një qeveri që kujdeset për vendin dhe që do të ofrojë mundësi të bollshme për të ardhmen e vendit, që janë të rinjtë. Zgjidhja nuk vjen duke u larguar nga problemi, por duke larguar problemin. Për këtë nevojitet bashkim i të gjithë shqiptarëve dhe të rinjve. I vetmi shans për ndryshim është Partia Demokratike” , u shpreh Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here