Basha: Të vendosur përballë “Trekëndëshit të Bermudës”, të rikthejmë shpresën

0
159

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se politika i ka bërë shumë dëm vendin. Teksa ka shpërndarë një video-mesazh në rrjetin e tij social Facebook, kryedemokrati thekson se vendit mund t’i kthehet shpresa, duke filluar me ndërtimin e urave të besimit aty ku mungojnë.

 I vendosur, lideri i PD shprehet se do të vijojë të qëndrojë përballë trekëndëshit të Bermudës.

Të oshëtijë dhe njëherë Shqipëria nga shpresa, jo nga dëshpërimi. A është e mundur?! Është plotësisht e mundur. A është e vështirë?! Është shumë e vështirë. Dëm të madh ka bërë politika dhe pikërisht këta që përmende, dinosaurët, unë e quaja karuseli, ju e quanit dinosaurët e politikës. Ndaj, po, jo vetëm është e mundur por do të ishte mëkat i pafalshëm nëse tani, që jemi çliruar nga kjo ngarkesë negative, tani që jemi vendosur me vetëdije përballë tyre, përballë “Trekëndëshit të Bermudës”, në kuptimin e një trekëndëshi politik 30 vjeçar që ka interes ta mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe jo ashtu siç e duan shqiptarët. Pa diskutim, Partia Demokratike disponon dhe unë kam vullnetin që gjithë këtë potencial t’ia vëmë në funksion shoqërisë. Së pari, duke ndërtuar urat e besimit aty ku mungojnë, duke i riparuar aty ku i kemi dëmtuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here